Rama përballë pasqyrës Kurti

Rama përballë pasqyrës Kurti

Nga Sonila Meço - 27/09/2023

Si kurrë ndonjëherë më parë, në mandate të njëkohshme dy kryeministra shqiptarë po dëshmojnë si kronikanët më të mirë të kohës së tyre ndryshimin e thellë të stofit udhëheqës. Atij stofi, që të bën o lider, o ndjekës, o shtetar, o autokrat, o vendosësh axhendash kombëtare, o shërbyes interesash lobistësh.

Ndiqni me përpikmëri sjelljet, deklaratat, aktet, qëndrimet e Kurtit dhe Ramës në mandatet e tyre të tashme, raportin me ndërkombëtarët (SHBA e BE), me shtetin, me ligjin, me Kushtetutën, me lobistët, me zgjedhjet, me pushtetin, me opozitën, me veten, koherencën, korrupsionin….etj, etj.

Dhe në fund një pyetje për hir të kohës, që shkon e s’na e kthen më kush, ditëve të çuara dëm, jetës së sakrifikuar kokëfortësie e axhendash mosozotse, pra një pyetje: po mirë tani e kuptove këtë dhe nëse ke vite, që rezistoje ta pranoje ç’kusur ka një komb me kufi arbitrar në mes ta tërheqësh zvarrë e në fund mos kërkosh as ndjesë, që ia çove dëm kohë, energji, momentum fatlum për pax perpetua-n e merituar me tolerancat ndaj ‘vëllait’ Vuçiç, stimulimin e Ballkanit të Hapur?

Pyetja u bë pasi lexova deklaratën e sotme të kryeministrit të Shqipërisë:

‘Kjo për ne është e papranueshme, është e pajustifikueshme madje është e dënueshme sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në këtë moment për të gjithë rajonin dhe për Europën dhe kemi kërkuar që Bashkimi Europian, i gjithë komuniteti euroatlantik të vërë alarmin në nivelin më të lartë, alarmin demokratik në nivelin më të lartë e të përdorë gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur këtij mesazhi krejtësisht të papranueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd dhe deri në momentin ku nuk do të ketë një deklaratë të dytë të Bashkimit Europian për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco