Kosovës, tani i duhen veprime të matura dhe të urta!

Kosovës, tani i duhen veprime të matura dhe të urta!

Nga Fadil Maloku - 25/09/2023

1. Tani, meq u vërtetua dhe dëshmua edhe nga Washingtoni dhe Brukseli, se sulmi i djeshëm de facto dhe de jure, ishte sulm terrorist ndaj  shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, duhet ti ikim deliriumit të vetëkënaqësisë (të cilin po e detektoj gjithandej...) dhe të mbahemi vigjilent që të gjithë si qeveria ashtu edhe opozita, si mediet ashtu edhe shoqëria civile, etj. Kur them vigjilent, e kam fjalën tek inskenimet tjera të reja e të pritura...të cilat Serbia, i mbanë në "sirtarët" e saj djallëzor. 

2. Dhe këtu para së gjithash mendoj, në kurthet e sajuara si Plani A (që u testua dhe promovua, përmes grupeve radikale islamiste gjatë gjithë kohës së pasluftës); Plani B (që u "promovua" pjesërisht edhe përmes ca partive politike dhe medieve sociale, që për imperativ kishin krijimin e disponimit antiamerikan në shoqëri); Plani C (që ishte kjo me grupin terorrist...), dhe Planet tjera vijuese që i bë në ndërkohë planimetria serbo-ruse (mos harroni sot Vuçiq, është takuar me ambasadori  rus), për ta destabilizuar dhe kontestuar Republiken e Kosovës.

3. Kujdesi i shtuar i policisë dhe sidomos ai i inteligjencës sonë mund të sigurojnë dhe garantojnë të arriturat e deritanishme, të sigurisë dhe stabiliteti të Kosovës. Përveç kësaj gjēja më e rëndësishme në krejt kët situatë (për mendimin tim) është hartimi i projekteve dhe identifikimi i nevojave të komunitetit serb për veriun. Në mēnyrē që ngadal por sigurt të fillon"shkurorëzimi" i ture nga ; frika, ndikimi dhe joshja që e ka ofertua Serbia për ta në këto sy dekada. Them kështu, edhe për shkakun se kam bindjen që gjeneratat serbe të pasluftës, (anipse, Serbia e ka "mirëmbajtur" me pietet indoktrinimin e tyre me mite e me benefitet tjera materiale) kanë shumë më pak dyshime, stereotipe e paragjykime për ne e shqiptarëve të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco