Čebja që zbulon!

Čebja që zbulon!

Nga Kimete Berisha - 09/02/2023

- Minjtë kanë hyrë nëpër Institucione.

Po hanë libra.

- Qentë i kanë pushtuar rrugët.

(Desh' ma hëngrën montin, dje!)

- Cigarja po pihen kudo nëpër kafeteri, kurse televizioni i ka kthyer cigaret në modë.

- Shkaku i Big Brother- cigaret elektrike janë bërë modë, sidomos nëpër shkolla fillore.

Mësuset kanë thirrur mbledhje urgjente të prindërve.

10 nxënës thithin nikotinë nga një cigare, si përpara gjeneratat tona që një ftua e kafshonin krejt klasa.

- Parqet duken si shpuzore, rrugët si kanta bërllogu.

Sa më shumë mbeturina në rrugë, aq më shtrenjtë e paguajmë faturën e pastrimit.

- Na vjedhin në mënyrë ligjore - me

pajtimin tonë.

Jemi lodhur aq shumë duke pritur të na e kthejnë kusurin - sa që kjo më nuk quhet as vjedhje.

- Shteti e ka legjitimuar vjedhjen, i

ka legjitimuar kafshimet e qenit,

e ka legjitimuar pirjen e duhanit dhe ushqyerjen e minjëve me libra.

- Nuk mbrohet libri - por

mbrohet autori...nga mini!

Në shtetin ku askush nuk lexon libra.

- Një profesor u ankua se po

puthen gjindja në film.

Rrezik i madh në të gjitha anët.

- LDK i ndihmoi me vota Albulena Haxhiut ta 'krijojë' një Byro - për t'i trembur armiqtë.

- Por askush s'ka arsye të frikësonet se të gjithë e kanë një burim të pasurisë: Një vëlla nga diaspora dhe 'Toka e babës', e trashëguar nga gjyshi, i cili e ka qit në emër të hallës t'babës.

- Pra, gati asnjë tokë shqiptare s'ka pronarë të gjallë.

- Askush, asnjëherë nuk tha: Toka e Nanës.

- LDK gaboi shumë që u tregua e qytetëruar dhe ua votoi Byronë.

Nuk i jepen vota hakmarrësit. 

Nuk i ushehet egoja manjakut.

- Albin Kurti duhet të bojlotohet.

Jo veç pse është i mbrapshtë, por pse është cinik.

- Mos i thuaj 'mirëdita', mos i thuaj 'ditën e mirë'.

Mos e prano në dialog monstrumin që e lavdëroi vrasësin e shqiptarëve.

- Janë disa njerëz me të cilët nuk ka fillim, ka veç fund.

Edhe në Kur'an është një sure (Taubah - Pendimi), e vetmja sure, që nuk fillon me 'bismilah'...ndoshta sepse flet për hakmarrjen...!

- Një minutë pasi e ndihmoi Albin Kurtin për ta krijuar një armë të Re kundër të së kaluarës - Byronë fantazmë, Albin Kurti ia lansoi një tjetër video numratore LDK-së, ku e shpalli të paditur dhe antishqiptare.

E krahasoi me Serbinë.

- Nuk mund ta bësh shok, një njeri si Albin Kurti, i cili nuk e ka asnjë shok.

- Albulena Haxhiut i kanë humbur pikat e fundit të gjakut të A.D. në laborator, e kjo qenka e zonja me ta gjetë prejardhjen e pasurisë së dikujt.

- Për t'i përqeshur të akuzuarit në Hagë, Albulena Haxhiu e ka caktuar në Divizionin për mbrojtjen e tyre gruan e frizretit të saj, thuajse do t'i mbrojë nga peruti e jo nga Gjykata Speciale.

- Presidentes iu duk se e gjeti një metaforë të fortë kur zyrtarisht në Mal të Zi tha se dikur ka hyrë atje si refugjate, tash merre me mend u bë Presidente.

...Moshën e ka pasur për të luftuar, jo për të ikur.

- Të kesh Presidente e të mos kesh shtet- kjo është simbolika.

- Ka qenë refugjate, e u bë Presidente duke i mohuar e nënçmuar komandantët e UÇK-së.

E vetmja punë e mirë që e ka bërë deri më tash, është që e ka punësuar vëllain Ramadanin, në bankë.

- Kur e kanë liruar nga burgu - nuk ka dashur të dal.

Nuk e njoh Jugosllavinë - nuk i njoh vendimet e juaja - ka thënë Albin Kurti.

Më keni dënuar 15 vite, dhe 15 vite do të rri këtu.

Albin Kurti, pra, e ka pranuar vendimin e armikut për t'u dënuar 15 vite me burg, por 'nuk e ka

pranuar' vendimin e armikut për t'u liruar nga burgu.

Nuk e ka pranuar vendimin për t'u liruar nga burgu - por ka dal nga burgu.

Kashelashe.

- Kthimi i Arben Vitisë në shëndetësi e ka motivuar edhe më shumë largimin e mjekëve nga Kosova.

Çdo ditë nga Kosova ka ikur një doktor, për 31 ditë kanë ikur 31 doktorë.

- Në Kosovë askush nuk sheh të ardhme.

Do të mbesin këtu vetëm ata që ndjehen të lodhur, të pafuqishëm, të dorëzuar dhe të mundur.

E nesërmja këtu nuk ndodh.

- Do t'i shkatërrojë cinizmi!

U garantoj.

P.S. Nëse (larg qoftë), është kah e shfrytëzon Kosovën që t'i hakmerret një vajze serbe që 5 vjet e ka dashuruar (qysh po flet çarshia) shkaku se ajo e ka lënduar - gabon.

Por e kuptoj. Edhe vet e kam taibat të keq që kur ia marr inat një mashkulli - ia marr inat komplet qytetit prej nga është personi.

Neveria ime momentalisht është e përqëndruar kah qyteti.....!

- Nejse, vetëm čebja mund ta zbulojë se çfarë fshihej nën čebe (atëbotë kur Albin Kurtin e zbuloi policia me serbe nën čebe).

Pra, fati ynë tash varet nga sekreti i čebes së lartpërmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco