Lista e barnave esenciale, listë e nevojave bazike kryesore të sistemit shëndetësor

Lista e barnave esenciale, listë e nevojave bazike kryesore të sistemit shëndetësor

Nga Arianit Jakupi - 30/01/2023

Lista e Barnave Esenciale paraqet një listë të nevojave minimale të barnave bazike kryesore të sistemit shëndetësor, efikase, të sigurta, kost-efektive. 

Kushtet e përzgjedhjes së barnave – prioritizimi është bazuar në rëndësisë aktuale të shëndetit publik si dhe kosto efektivitetin sipas metodologjisë së OBSH.

Lista plotësuese apo komplementare e barnave esenciale paraqet listën e cila përfshin barna të cilat konsiderohen se i plotësojnë kriteret për të qenë esenciale, mirëpo në bazë të prioritizimit kanë mbetur në këtë kategori duke u bazuar në buxhetin aktual të dedikuar për këtë qëllim. 

Furnizimi me këto produkte mund të bëhet nëse do të ketë ndryshime –shtim të buxhetit apo nëse barnat bazike mund të sigurohen me çmime më të lira dhe në atë rast, pjesa e liruar e buxhetit mund të dedikohet për ndonjë nga këto barna. 

Sa i përket debatit të ditëve të fundit lidhur me planifikimet e institucioneve shëndetësore duhet pasur parasysh se për produktet e shtrenjta (kryesisht produkte specifike) në disa raste janë krijuar alternativa me produkte tjera (kutia katrore), pastaj janë vendosur indikacione në disa raste, më tej disa janë vendosur në listën komplementare dhe në fund është përcaktuar kostoja buxhetore. 

Kurse në rastin e barnave onkologjike, disa barnave anti reumatike, insulinave e disa të tjerave më specifike është kërkuar që përshkrimi i tyre të bazohet në protokolle të trajtimit, (sa i përket protokolleve, MSh ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike - UA 03-2019 ku Neni 27 përcakton: “deri ne adoptimin dhe aprovimin e UK dhe PKK institucionet shendetesore duhet ti zbatojne UK dhe PK te OBSH si dhe te institucioneve te tjera profesionale nderkombetare kredibile”).

Pra janë disa filtra të cilët parashihen në këtë dokument të cilët të cilët janë obligativ që të përdoren, në mënyrë që të kemi menaxhim të duhur të saj si në aspektin e buxhetit, në aspektin e kost-efikasitetit dhe në fund përdorimit racional për pacientët.

Në vitin 2019 MSH dhe grupi punues (me ndihmën e OBSH) kanë arritur një standard shumë të lartë dhe ndoshta më të mirin në rajon për nga metodologjia e përdorur që nga definimi i proceseve të punës e deri në aprovimin e listës në tërësi si dhe të kostuar sipas buxhetit të atij viti.

Me këtë rast pres që Lista e re e Barnave Esenciale të jetë edhe më e avansuar pasi pikënisjen e ka të tillë, dhe me qëllimin kryesor për tu përgjigjur sa më shumë pacientëve me barna të sigurta, cilësore dhe kost-efikase.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco