Koha për solidaritet dhe konstruktivitet

Koha për solidaritet dhe konstruktivitet

Nga Dardan Velija - 09/03/2022

Jemi në kohë të vështirë krize. Idetë që duhet pompuar fonde publike për ta mirëmbajtur fuqinë blerëse dhe për të ulur ndikimin e inflacionit në shoqëri nuk bazohen në teori ekonomike. Nëse në kosto të investimeve publike vihet fokusi te konsumi privat, inflacioni vetëm rritet edhe më shumë, në kosto edhe të qytetarëve të tjerë që nuk kanë qasje në përfitimin nga ato masa.

Kjo vlen sidomos për një shtet të varur nga importi, siç jemi ne. Fondet publike të devijuara për mirëmbajtje të fuqinë blerëse janë ndihmesë për ekonomitë e shteteve prej nga importojmë në kosto të ekonomisë tonë.

Problemi kryesor i ekonomisë sonë është bilanci tregtar, e thonë me vite ekonomistët dhe të gjithë që ia duan të mirën vendit tonë. Vjet kemi eksportuar vetëm nja 760 milionë euro dhe kemi importuar plot 4.6 miliardë euro mallra. Kjo thjesht nuk është e qëndrueshme. Te eksport-importi i shërbimeve qëndrojmë më mirë por është irrelevante për këtë postim.

Na duhet të gjejmë mënyra të shpejta për rritjen e eksportit të shërbimeve dhe produkteve e atë mund ta bejmë duke investuar në dhe stimuluar prodhimin vendor por edhe më shumë teknologjinë informative dhe inovacionin. Për këto të fundit, na duhet një sistem i shpejtë që ndërton inxhinierë të TI-së brenda një kohe të shkurtër edhe shumë sish.

Kemi nevojë për një strategji përnjëmend zhvillimore e cila do të duhet të ketë mbështetjen e qeverisë, partive politike, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Jo asi strategjie kot për dollap por ide që e kupton dhe miraton krejt shoqëria dhe është e gatshme të investojë e sakrifikojë për ta realizuar.

Nëse provmovojmë që ta sakrifikojmë një pjese të së ardhmes nën presionin e krizën e sotme i bëjmë dëm vendit edhe të ardhmes tanë e të fëmijëve tanë. Brenda vlerësimit të faktorëve të parashikueshëm, jemi një shtet me të ardhme të mirë socio-ekonomike dhe na duhet të investojmë që atë ta arrijmë sa më shpejt e jo ta largojmë tutje.

Për krizën, shteti duhet të shoshisë ide për intervenime si për shembull masa fiskale që mbështesin transportin ose edhe vendosje tavani per te hyrat e shtetit për produkte e shërbime specifike por jo vendime blanko të përgjithshme. Masat duhet të vlerësohen edhe në raport me me masat e fqinjve. 

Opozita e shoqëria civile mund të kontribojnë shumë me ide konstruktive por jo me popullizëm kot e të dëmshëm në këtë vit që edhe ashtu është mjaft i vështirë. S’e kuptoj arsyen e popullizmit sidomos kur nuk jemi në vit zgjedhor. Kjo është kohë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe konstruktivitet në raport me shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco