Urime 8 Marsi, nga vendi ku femra shihet si ‘numër e objekt seksi’

Urime 8 Marsi, nga vendi ku femra shihet si ‘numër e objekt seksi’

Nga Astrit Veliqi - 08/03/2022

Sot është dita e gruas që tradicionalisht ka filluar të festohet edhe në vendin tonë, sidomos që nga paslufta e këndej, por a mjafton kjo që ato për festën e tyre të urohen me një lule, dhuratë simbolike apo edhe ndonjë kartolinë festive.

JO, me plot kuptimin e plotë të fjalës, ku ajo që në të shumtën e kohës shohim ka ngjyrat e një fasade të shëmtuar, kur bëhet fjalë për dashurinë, respektin dhe dinjitetin që iu ofrohet atyre.

Femrat dhe gratë tona në vend të urimit për 8 mars, marrin fyerjen, diskriminimin dhe padrejtësinë.

Kjo për fatin e keq, ndodh në rrugë, kafene, shkollë, institucione publike e private, madje edhe në dyqan kur ato shkojnë për ta bërë pazarin.

Domosdo kjo pamje është e dhimbshme, dhe fatkeqësisht nis qysh në familjen kosovare ku femra paragjykohet, fyhet, shkelet, diskriminohet, e madje në shumë raste edhe vritet.

E kjo ka ndodhur në shumë raste në Kosovë, ku gruaja ka ra viktimë e burrit, duke u rrahur, dhunuar madje edhe duke e pësuar edhe me jetën e saj.

Kjo praktikë duhet ndalur njëherë e mirë, ngase femra sikurse mashkulli duhet te jetë e barabartë, në të gjitha sektorët e jetës, e jo të shihet vetëm si dekor, dhe ‘objekt seksi, edhe për ‘prodhim’.

Por fatkeqësisht në shoqërinë tonë patriarkale, femra edhe sot nëpërkëmbët, ngase nuk e ka vendin e vet ku e meriton, e kjo po shihet edhe në përfaqësimin e saj në institucione por edhe në vendimmarrje, ku ajo në të shumtën e kohës është vetëm numër dhe një ‘statujë dekori’.

Prandaj, nëse duam që femrat, gratë por edhe nënat tona ta ndiejnë vetën me të sigurt që bëjnë në jetë, ato duhet të respektohen dhe ta kenë vendin e vet meritor si në vendimmarrje, ashtu edhe në shkollë, punë, karrierë, madje edhe në rrugë.

Pavarësia e një femre është garancia ma e mirë se ajo mund të ec kryelartë me jetën e saj, sikurse edhe të arriturat e saj që i synon në karrierë.

E kjo duhet të jetë edhe pika prej nga duhet të niset edhe qeverisja jonë që femra të trajtohet kudo me dinjitet, por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk funksionon ligji, por edhe me politika dhe strategji konkrete ajo të mbrohet por edhe të pavarësohet.

E kjo do të arrihej edhe me një mobilizim të vetë atyre femrave që luftojnë pa u ndalur për drejtësi, e jo të struken dhe të dorëzohen para fatit që ia diktojnë të tjerët.

E kundërta e gjithë kësaj është, se do të sillemi aty ku jemi në një rreth vicioz i cili edhe nuk do të ofrojë zgjidhje konkrete.

 Ku përderisa e urojmë festën e tyre me një buqetë lulesh sot për 8 mars, nesër do të kthehemi në realitet, në jetën e përditshme, duke e parë femrën përsëri vetëm si numër e dekor seksi, fatkeqësisht!

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco