Masa të 'forta', jashtë me maska, brenda pa vaksinë e pa test

Masa të 'forta', jashtë me maska, brenda pa vaksinë e pa test

Nga Syri.net Kosova - 01/12/2021

Në vendimin e radhës të qeverisë së Kosovës, shihet se ka mbetur në fuqi mbajtja e maskës edhe kur je duke ecur jashtë.

Kur del jashtë vendi, në plot shtete të Bashkimit Evropian, si Greqi, Gjermani etj, jashtë mbajtja e maskës nuk është detyruese.

Por, kur hyn brenda, ka një zbatim strikt të masave anti-Covid.

Në Republikën e Kosovës, zor se sheh dikënd pa maskë kur është duke ecur jashtë, edhe pse rrezikshmëria e infektimit është dukshëm më e vogël në këtë rast.

Për zbatimin e kësaj mase të pakuptimtë, sidomos kur rastet kanë rënë ndjeshëm, përkujdeset policia në mënyrë strikte.

Dhjetëra policë i sheh ngado, që ndalojnë e dënojnë këdo që nuk e ka maskën.

Por, ç’ndodh në hapësirat b renda objekteve, në lokalet e ndryshme, në zyra etj?

Edhe pse në bazë të rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të jesh i vaksinuar  ose test të vlefshëm për koronavirus, zakonisht një masë e tillë as që përfillet.

Mjafton një vëzhgim i lehtë në Prishtinë, për t’u bindur se zbatimi I masave anti-covid është në nivele skandaloze.

Mos të flasim për komunat e tjera, ku situata është edhe më alarmante.

Ministria e Shëndetësië mund të ankohet se ka pak inspektorë, por fundja, ky është detyrim i qeverisë për të mbikqyrur zbatimin e masave.

Në pamundësi për t’I bindur bizneset të zbatojnë masat, po e pësojnë qytetarët që duhet të mbajnë të varur në qafë një maskë poshtë e lart, vetëm sa për t’i shpëtuar dënimit nga policia.

Kjo politikë qeveritare për masat anti-covid, do të duhej të ndryshonte. Me ardhjen e ministrit të ri, që vjen nga SHBA-ja, duhet të rishikohet mbajtja e maskës në ambjentet e hapura, sepse është një ngarkesë krejt e panevojshme tashmë, në vitin e dytë të pandemisë.

Organet e shtetit le t’i intensifikojnë kontrollet dhe mbikqyrjen te hapësirat e brendshme, pasi aty edhe rreziku nga infektimi është shumëfish më  lartë dhe shkelja e masave, shumë më e madhe.

Edhe gastronomët që paralajmërojnë protesta, duhet të jenë më të vetëdijshëm për zbatimin e masave. Në shumë lokale, nuk ta kërkon kush as vaksinën e as testin anti-Covid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco