Një rezolutë për mbrojtjen e Karaçevës në Kuvendin e Kosovës!

Një rezolutë për mbrojtjen e Karaçevës në Kuvendin e Kosovës!

Nga Selver Lenjani - 23/07/2021

Në bashkësinë  lokale të fshatit Karaçevë e poshtme,  komuna e Kamenicës, e  mbajtëm një takim zyrtar  me delegacionin e Kuvendit të Kosovës të caktuar dhe të dërguar  nga krye parlamentari Glauk Konjufca, delegacion ky  përfaqësues në emër të kryetarit. Në takim u diskutuan hallet dhe brengat të cilat banoret e brezit kufitar i kanë nga viti 2001 deri me sot.

Hyrja e forcave të xhandarmerisë serbe me të gjitha mjetet ushtarake të armatosur, që po hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës ishte tema kryesore dhe brenga që u nda me të deleguarit e  krye kuvendarit Konjufca. Në takim u njoftuan përfaqësuesit e Kuvendit dhe  komisioni për hyrjen e xhandarmërisë serbe gjatë gjithë këtyre viteve dhe provokimet e tyre. Ne banorët e brezit kufitar kërkuam nga komisioni që ta njoftojnë krye parlamentarin dhe deputetet e Kuvendit me hallet dhe brengat që janë në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Dihet mirëfilli që Serbia po tenton ta shkëputë këtë pjesë të Kosovës sepse po bazohet në marrëveshjen tekniko-ushtarake të marrëveshjes së Kumanovës, por ne banorët posedojmë dokumentacionin zyrtar valid katastral gjeografik dhe posedojmë edhe hartën zyrtare të Serbisë që dëshmon se  kjo pjesë është tokë e jona, mirëpo megjithatë pala serbe thirret në marrëveshjen e Kumanovës që Serbia ka falsifikuar dokumentet dhe ju është servuar faktorit ndërkombëtar dhe është nënshkruar kjo marrëveshje nga NATO-n, mbi bazën e dokumentacionit dhe hartave të falsifikuara.

Me  vizitën që  të deleguarit e kryetarit Konjufca i kanë bërë Karaçevës,  Bashkësia Lokale  kërkoj nga ky komision që çështja e brezit kufitar të trajtohet si temë e veçantë në Kuvendin e Kosovës. Në një të ardhme të afërt, pa vonesë,  nga përfaqësuesit e Karaçevës të pranohet një delegacion prej 2 anëtarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të raportuar para deputetëve të kuvendit, që të njoftohen për problemet e brezit kufitar. Tani pas këtij hapi të parë nga ana e të deleguarave të krye parlamentarit Konjufca qe e vizituan Karaçevën dhe biseduan me banorët,  ne presim që edhe vetë  kryetari të kërkon të  paraqitet në Kuvend  dhe të miratohet një rezolutë e cila kërkon që Brukseli zyrtar ta korrigjoj Serbinë dhe që Serbia të përgjigjet  edhe penalisht para faktorit ndërkombëtar për falsifikimin e dokumentacioneve.

Lusim të gjithë deputetë që gjatë demarkimit  të kufirit në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës mos të ndodhë që të votohet ashtu që edhe një pjesë e Kosovës të kaloj në anën e Serbisë me dokumentet e falsifikuara të cilat i kanë paraqitur gjatë marrëveshjes së Kumanovës. Tani ne banorët e Karaçevës së ulët mbesim me shpresë që institucionet relevante të Kosovës ti marrin seriozisht këto shqetësime dhe brenga nga kjo pjesë e harrur e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco