Me Ligjin Anti mafia, pritet të konfiskohet pasuria e paligjshme e ish- pushtetarëve

Me Ligjin Anti mafia, pritet të konfiskohet pasuria e paligjshme e ish- pushtetarëve

Nga Jeton Halimi - 29/04/2021

Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës ka premtuar se nëse vjen pushtet do ta bëjë vetingun dhe Ligjin Anti-mafia dhe do t'ia konfiskoj pasurinë e fitur me vepër penale, me theks të veçant ish-pushtetit tani në opozitë.

Po ashtu ishte premtuar se do ta largojë edhe kryeprokurorin e shtetit Aleksander Lumezin dhe do ta kthejë Elez Blakajn në Prokurorin e Shtetit.
 
Ishte premtuar se do ta reformojnë sistemin gjyqësor dhe prokurorial, sidomos gjyqtarët, prokurorët deri dje të njejtit i kanë ofenduar në mënyrën më të keqe dhe po me të njejtit synojnë të bëjnë drejtësi.

Siç po shihet fillimi i kësaj çështje nuk ka filluar mirë dhe aspak profesionale. Ka zëra nga Ministria e Drejtësisë, duke ju thënë githçka fillon me me neve. 

Kjo qasje dëshmon shumë qartë se nuk janë profesional dhe nuk dinë me punue në mënyrë profesionale dhe etike. 

Të flitet me këtë gjuhë nga profesionistët e fushës drejtësisë nuk është etike.

Kryeministri Albin Kurti në vend që të mirret me punët e Shtetit për të siguruar vaksinat Anti-Covid e mbyll shtetin për 12 ditë në izolim total dhe shkon në shtetin e Shqipërisë për fushat me para të taksapaguesve kosovarë.

Këto veprime dhe mos punë duhet t'i vlersojnë qytetarët dhe mërgata jonë se kryeministri Kurti çfarë punon dhe vepron për popullatën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco