Me letrën për Ramën, Thaçi tensionon shqiptarët nga Haga

Me letrën për Ramën, Thaçi tensionon shqiptarët nga Haga

Nga Njazi Halili - 28/04/2021

Secili të kryej  punën e tij, në shtëpinë e tij!

Thaçi përmes kësaj letre Ramës i ka uruar fitoren në zgjedhjet e 24 prillit.

“Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vllah, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët”, ka shkruar Thaçi.

Një masazh që  jep të  tregon se jemi mësuar që  punët tona të  shtëpisë si gjithnjë ti  kryejnë  të  tjerët , në  ketë rasti Edi Rama.  Aspak e pranueshme dhe ky mesazh i ish presidentit  Thaçi, drejtuar   Kryemnistrit  Rama, me këtë stil të  shkrimit vetëm çka  ka ngjallë  reagim   dhe ka ngritur  tensione  mes  dy shteteve  shqiptare 

Ne, jemi vëllezër të një trungu e gjaku eshte  shume  normale se ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit   çdo  ditë e më shumë, ne kemi raporte të  shkëlqyera si dy shtete të një historie të  përbashkët, andaj duhet të  kemi shumë  kujdesë   që të ruajm gjuhën e unitetit  sepse lehtë mundë të  ashpërsohen marrëdhëniet  tona, andaj në  as një rast nuk guxojmë të krijojmë hendeqe e përçarje  mese   dy shtete tona   të një trung,  i cili është ndarë  padrejtësisht  e pa vullnetin tonë, nga fuqitë e mëdha, andaj duhet kemi  kujdes me fjalorin  dhe  gjuhën  e shprehjes së   nxituar sepse  ky fjalor e ulë nivelin e bashkëpunimit mes institucioneve tona.

Ne i kemi Institucionet dhe liderët tanë, të  cilët kanë dhënë betimin   se  detyrat e shtëpisë  që na përkasin neve  do ti kryem me përgjegjësinë  më të lartë, andaj askush  mos të  merakoset  për punët tona, secili le të  kryen  punën e tij, në shtëpinë e tijë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco