Në kërkim të një dosje dhe 'pensionimi' i detyrueshëm utopik

Në kërkim të një dosje dhe 'pensionimi' i detyrueshëm utopik

Nga Enver S. Morina - 22/04/2021

Sot e kemi më të lehtë të besojmë se mund të ëndërrohet në ndërtimin e një shteti modest. Të ndërtohen paragrafët e një mirëqenie të dëshiruar. Personalja shpesh ngritët dhe vihet si vazhdimësi e dukurive “të largëta”. Megjithatë, përkundër, interesimit dhe kërkimit në Arkivin e Kosovës dhe në atë të Pejës, dosjen ende nuk e kemi gjetur. Fat’mirësisht kam ruajtur aktvendimin e gjyqit të vitit 1959 në Pejë që i është dhënë babait, të cilën e fsheha në dhè. 

Babai në vitin 1991 u lëndua pas një përplasje me një njësit të ushtrisë serbosllave të vendosur në malet mes fshatit Gllarevë e Përçevë. Lëndimi kaloj në infektim kronik. Me kohë u bë i pashërueshëm. Detajet për këtë lëndim i mori në varr daja i Tij, Hamit Krasniqi nga Ceroviku, i vrarë nga serbët në luftën e fundit, i cili ka qenë nga më të merituarit dhe mbështetësit e veprimtarisë së hershme te Salihut. Me -h të theksuar kanë kuptim emrat që kanë ardhur nga gjuha arabe. 

Gjatë gjithë sëmundjes 5, 6 vjeçare janë përkujdesur Enti i Sigurimit Shëndetësor Shtetëror, absurde kjo për kohen e sotme, kur dihet se ai ka qenë në burg të rëndë kundër shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Që në vitin 1959, kërkonte bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Disa nga parullat e shkruara në vitin 1959: “Me 1960 Kosova duhet t’i takoj Shqipërisë”, “Ka për t’filluar lufta në Kosovë kundër Serbisë për shkak te represionit që zhvillohet ndaj shqiptarëve”, “Kosova vuan prej Serbisë për shkak te porezit (tatimit)” etj. 

Kur vdiq kishte vetëm 57 vite jetë. Domethënë 8 vite para “pensionimit” standard dhe i detyruar nga jeta. Po, sot!? Në shtetin e ri të Kosovës, trajtimi ndaj personave “të moshuar” dhe të papunë!? Audoro Asevedoja dhe Dikushi janë vetat më universal të mendimit në kohë dhe vende. Në vlerat dhe dijet që i japin njëri-tjetrit. Lexuesit. Janë të papërsëritshëm, rrjedha e të cilëve është e pakufishme në një hapësirë të papërcaktuar. As “Utopia e një burri të lodhur” nuk e ka menduar përshëndetjen “Mirë u pafshim në botën tjetër!”. 

Nga dialogu i filmit të shkurtër interpretativ (përkthyer nga besnik Hamiti), bazuar në tregimin e Borges-it. Asevedoja pyet “Çfarë ndodhi me qeveritë?” Dikushi i përgjigjet: “Dalëngadalë u bënë të panevojshme. Ato shpallën zgjedhje, shpallën luftëra, vendosën tatime, konfiskuan pasuri, urdhëruan arrestime, dhe u përpoqën të imponojnë censurën, por askush në planet nuk u bindej atyre. Shtypi pushoi së botuari shkrimet apo fotografitë e tyre. Politikanët u desh të gjenin punë të ndershme; disa u bënë komedianë të mirë apo shërues popullorë. S’do mend që realiteti ishte shumë më i ndërlikuar se kjo përmbledhje...”

Ne ende kemi për të bërë dhe për të kuptuar se e kaluara mund të ndryshohet, siç thotë një shkrimtar, por nuk mund të kthehet dhe ta thumbojmë sipas çoroditjeve të parapolitikanëve! Rilexojeni veprën e Thomas Mor-it “De optimo rei publicae statu deque nova insula Utopia” të vitit 1516 e cila sipas pritjes “ka pasur shumë admirues, por edhe shumë pasues pasi dëshira e krijimit utopik të një bote tjetër imagjinare, të ëndërruar, por edhe ndjellëse, ka qenë gjithmonë e qenësishme për këdo...”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco