1 Tetori: Zgjimi diplomatik për Kosovën e harruar Post-Dejtoniane

1 Tetori: Zgjimi diplomatik për Kosovën e harruar Post-Dejtoniane

Nga Blerim Reka - 01/10/2020

1 tetori i vitit 1997, shënoi kthesën historike në periudhën e pushtimit serb të Kosovës, duke i ngritur studentët në një lëvizje aktive kundër regjimit të atëhershëm okupues. Studentët kontribuan në dinamizimin e veprimit politik përballë pushtuesit serb dhe finalizimin e procesit të pandalshëm të dekolonizimit të Kosovës. 

Studentët parandaluan marrëveshjen gjysmake të “Shën Egjidios”, e cila vetëm sa do zgjaste agoninë e Universitetit të Prishtinës dhe do e përgjumte Kosovën në pafundësi. Ajo vetëm sa do e prolongonte edhe për së paku një dekadë vazhdimin e status quo-s politike në Kosovën e pushtuar.

Jashta rolit të saj për mbijetesën e Universitetit të Prishtinës, kontributi kyq i kësaj lëvizje studentore mbetet: dinamizimi i veprimit politik përballë pushtuesit serb dhe finalizimi i procesit të pandalshëm të dekolonizimit të Kosovës.

Kjo lëvizje studentore ishte ura e munguar lidhëse midis dy skajeve deri atëherë të papërputhshme politiko-ushtarake: partive politike (që preferonin rezistencën paqesore) dhe celulave të para të UÇK-së (që insistonin në kryengritjen çlirimtare).

Studentët, pra ishin agensi i munguar që do urëzonte dy polet e politikës shqiptare në Kosovë duke e dinamizuar kështu lëvizjen për çlirim.  Ata de-mitizuan fuqinë e regjimit të Millosheviqit dhe ngjallën shpresën për çlirim, në Kosovën e heshtur me dhunë për një dekadë. Studentët, pra e sfiduan heshtjen shqiptare, por edhe heshtjen e botës.

Mediat ndërkombëtare dhe diplomatët sërish do ri-ktheheshin në Kosovën e pushtuar dhe të harruar pas Paqes Dejtoniane. Diplomatët e huaj në Prishtinë tash më kishin një adresë të re komunikimi - krerët e kësaj lëvizje- që rrëzuan klishetë e komunikimit me liderët partiak të status quo-s.
Bashkësia ndërkombëtare pas 1 tetorit e kuptoi se pos elitës politike që preferonte pritjen dhe luftëtarëve të lirisë që përgatiteshin për luftë, po krijohej një bërthamë e re e një lëvizje për ndryshime, që më nuk do të mund të ndalej.

Kabllot e tyre diplomatike ato ditë do njohtonin kryqytetet botërore se pas 1 tetorit, Kosova nuk do të pres - e aq më pak- do duroj mëtej pushtimin serb.

Me 1 tetor, Kosova e kolonizuar dhe gati e zbrazur, do ri-kthehej në agjendën ndërkombëtare.

Pas kësaj proteste, Kosova nuk do të ishte e njejtë si para saj..

1 Tetori: Zgjimi diplomatik për Kosovën e harruar Post-Dejtoniane 1 tetori i vitit 1997, shënoi kthesën historike në...

Posted by Blerim Reka on Thursday, October 1, 2020

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco