Dëshmia më e re se ne ka kohë që jetojmë pa shtet!

Dëshmia më e re se ne ka kohë që jetojmë pa shtet!

Nga Salih Kabashi - 25/09/2020

OVL t ë UÇK-së, për sa është pa e dëgjuar gjatë gjithë këtyre viteve, ka shërbyer si patericë e dy-tri partive të krijuara nga komandantë rivalë rajonalë në shërbim të këtij regjimi barbar. 

Arrestimi i krerëve të tyre dhe bastisjet e lokaleve të organizatës sigurisht se është e dhimbshme dhe është edhe një nga shumë poshtërimet që i bëhen shtetësisë tmerrësisht të brishtë e të pakonsoliduar të Kosovës. Ishte një teatër poaq i pështirë sa dhe ai me dosjet që ata ia linin vetes para dere...

Në këtë situatë ne duhet të mos ngurrojmë që ta themi të vërtetën sado e hidhur dhe e dhimbshme që ajo mund të jetë:
Poshtërimin, kaosin, devalvimin edhe të luftës së UÇK-së edhe të shtetësisë së Kosovës, edhe defaktorizimin ndërkombëtar të shtetit, edhe moszhvillimin, bile edhe varfërimin, edhe vjedhjet, edhe plaçkitjet... nuk i ka bë askush tjetër pos vetë këta pushtetarë që kaq gjatë i ranë në qafë këtij populli, të cilit që nga lufta e këndej radhazi po i vriten shpresat. 

Populli s'ka si të ndjejë farë dhimbjeje për teposhtëzen e tyre morale, tash edhe ligjore që këta harambashë të  krimit e të korrupcionit më në fund po e përjetojnë edhe vetë.

Populli sigurisht ndjen dhimbje për Republikën e vrarë mu nga këta harambashë të trajtave kadri vesele, ramush haradine, isa mustafe, hashim thaçe... 

Populli e di cila është kjo organizatë arrogantësh e krekosësish që u poshtërua dhe u vetëposhtërua sot. E di poashtu se edhe një pjesë e madhe e medias, shumë ojq... gjatë tërë kohës nuk ishin tjetër pos instrumente në shërbim e nga njëherë edhe në kryerje veprash kriminale e korruptive. 

Populli do të dëshironte që të gjithë këta të dilnin para gjyqeve të Republikës.

Ndërkohë që populli  ka kuptuar me dhimbje se Republikën ia kanë vrarë, prandaj ai po e thotë me zemrim të ligjshëm:  Na morët në qafë! Vafshi në djall të mallkuar! Si e paçit bë- e ashtu dhe e gjetëshit!

Dëshmia më e re se ne ka kohë që jetojmë pa shtet! OVL t ë UÇK-së, për sa është pa e dëgjuar gjatë gjithë këtyre...

Posted by Salih Kabashi on Friday, September 25, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco