PDK: Shtatori duhet ta zë Kosovën me qeveri të re e me kryeministër të ri

PDK: Shtatori duhet ta zë Kosovën me qeveri të re e me kryeministër të ri

13:14, 27/05/2024

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë që mosmbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë një dëm që do t’i bëhet Kosovës.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se sa i përket shpërndarjes së Kuvendit kanë mbetur vetëm edhe dy ditë, që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor ose 7 korrik.

Tutje ai tha se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me qeveri të re, e kryeministër të ri që edhe e nxjerrë vendin nga sanksionet.

“Sa i përket iniciativës për shpërndarje, jeni të njoftuar edhe për letrën e Memli Kransiqit që ia ka drejtuar partive politike, dhe rrjedhimisht konsiderojmë që mos mbajtje e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë një dëm që do t’i bëhet vendit tonë në raport nme këtë qeverisje të dobët. Vendi vazhdon të jetë nën masa nga BE-ja, në anën tjetër dështimet në politikën e jashtme janë të njëpasnjëshme, në rrafshin e brendshëm për tri vite e gjysmë s’ëshjtë që kemi shënuar ndonjë sukses”, tha ai.

“Sa i përket shpërndarjes së Kuvendit ka mbetur edhe dy ditë hapur ajo dritarja Kushtetuese që Kuvendit tonë ti mundësohet që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor ose 7 korrik. Këto dy ditë do ti japin një epilog kësaj çështje. Do t’i vazhdohjmë thirrje deri në momentin e fundit, që vendi të shkojë në zgjedhje që shtatori ta zë vendin tonë në një qeveri të re, me një kryeministër të ri, me një kryeministër e nxjerrë vendin nga sanksionet dhe fillon një agjendë zhvillimore”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Nëse edhe këto dy ditë nuk ndodhë shpërndarje e kuvendit, Tahiri i PDK-së tha se kjo temë do të mbyllet dhe Kuvendi do të vazhdojë punën e rregullt.

“Ajo dritarja kushtetuese veçse po mbyllet. I kemi edhe dy ditë, nëse edhe këto dy ditë ska dakordim, atëherë do të mbarohet mandati i tyre dhe zgjedhjet janë në shkurt. Nëse s’ka reflektim të partive politike, kjo temë mbyllet dhe kuvendi do të vazhdojë punën e rregullt”, tha Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco