Gashi, LDK: Zgjidhja e vetme për zgjedhje, dorëheqja e Kurtit

Gashi, LDK: Zgjidhja e vetme për zgjedhje, dorëheqja e Kurtit

12:53, 27/05/2024

Shefi i grupit pralamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sa i përket zgjedhjeve, fillimisht kryeministri një gjë të tillë mund ta bëjë, duke ofruar dorëheqjen, dhe kjo është zgjidhje e vetme.

Në konferencën pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Gashi i LDK-së, theksoi se poashtu më së largu në shtator Presidentja konsultohet me partitë politike dhe shpallë datën zyrtare të zgjedhjeve të rregullta.

“Sa i përket zgjedhjeve, është vetëm një zgjidhje, është vetëm dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës. Nëse ai dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje, duhet ai ta ofrojë zgjidhjen, dorëheqja dhe shkuarja në zgjedhje. Nëse planifikon që vendi të shkojë, atëherë koha për të kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik është drejt momenteve të veta të fundit. Prandaj nëse nuk ndodhë, Kurti për të provokuar prap zgjedhje në vjeshtë, dorëheqjen duhet ta jap me 15 gusht, pasi me 15 gusht është data kur Presidentja të fillojë konsultimet me partitë politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve të rregullta, e që pritet të jetë në mes të janarit dhe në mes të shkurtit. Jemi në fazë zgjedhjesh”, tha ai.

Poashtu, shefi i GP të LDK-së tha para gazetarëve sërish se zgjidhja e vetme është dorëheqje e kryeministrit Kurti, pasi ka qenë ai që e ka bllokuar vendin, e ka vënë nën sanksione Kosovën, e jo KUvendi i Kosovës dhe deputetët e opozitës.

“Zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit. Ai e ka sjell vendin në korrupsion, bllokimi i Kosovës, e sanksionet, një qeverisje katastrofale. S’është Kuvendi ai që e ka krijuar këtë situatë, por kryeministri me grupin e vet parlamentar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco