Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan

Kjo është policja që dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Gjilan

13:36, 14/05/2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Viktima është Lumnije Dervodeli Borovci, e cila qe një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

"Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

Sipas kryeprokurorit të Gjilanit, tha se akoma është herët të deklarohen për rastin, por që bëri të ditur se Policia dhe prokurori kujdestar ndodhen në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco