Nesër mbahen takimet e radhës në Bruksel

Nesër mbahen takimet e radhës në Bruksel

17:14, 24/04/2024

Të enjten të Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur për Radio Dukagjini, Klisman Kadiu – këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari.

Megjithatë ende nuk dihet se a  do të ketë takim trepalësh apo vetëm dy palësh. E kjo varet nga zhvillimet e nesërme të takimeve.

Ndryshe, të martën e 23 prillit, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

Ai ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në takimet e fundit me kryenegociatorët Lajçak thotë se kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën ‘çështje të dinarit’. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar ai në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco