Ekskluzive/ Ranucci, autor i 'Report' në Rai3, i përgjigjet akuzave të Ramës

Ekskluzive/ Ranucci, autor i 'Report' në Rai3, i përgjigjet akuzave të Ramës

16:14, 24/04/2024

Sigfrido Ranucci, autori i programit “Report” i Rai3, me një eksperiencë 25 vjeçare, pas polemikave mes drejtuesve të Rai dheEdi  Ramës do të flasë në orën 19:15 në Syri Tv për Armela Ferko, në edicionin qëndror të lajmeve.

Sigfrido pritet të hedhë dritë mbi polemikat e fundit që kanë shpërthyer pas investigimit të Rai-t në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët.

Intervista ekskluzive e Ranucci  vjen pas deklaratave fyese të Ramës ndaj mediave italiane dhe Syrit. Autori i programit investigativ pritet të hedhë dritë mbi të thënat e të pathënat e kësaj polemike.

Report në RAI3, emision që transmetohet të dielën, pritet që të publikojë të tjera detaje në emisionin e rradhës, ndërkohë që në pjesën e parë u hodh dritë jo vetëm mbi marrëveshjen Rama-Meloni për kampet e refugjatëve, por edhe mbi lidhjet mes krimit dhe qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco