Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë

14:51, 24/04/2024

Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është anuluar vednimi për orarin e punës për barnatoret në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Leutrim Retkoceri asambleist nga PDK-ja në Kuvendin e Prishtinës.

Ky është postimi i tij i plotë: 

“Sot anuluam orarin e barnatoreve – Më nuk do të ketë kufizime!Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marrë parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të grupit të PDK-së anuloi 

“Propozimndryshimin e rregullores”, e cila kishte sjellë këtë kufizim. Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në Komunën e Fushës- Kosovës apo Graçanicës. Pas anulimit që u bë, PDK-ja Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

Falënderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit”, ka shkruar Retkoceri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco