Bordi i KEK-ut shkarkon Nagip Krasniqin

Bordi i KEK-ut shkarkon Nagip Krasniqin

14:44, 24/04/2024

Nagip Krasniqi, i akuzuar për korrupsion është shkarkuar nga detyra e Kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

“Bordi i drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike, si edhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.Bordi i drejtorëve të KEK sh.a.  ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish  Kryeshefin ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.

“Bordi i drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco