Mehaj i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

Mehaj i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

19:02, 21/04/2024

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në facebook ka bërë thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Mehaj, është shprehur se është obligim i yni që të punojmë për vendilndjen tonë Kosovën.

Sipas tij, duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do të i kthejmë një borgjë të vogël vendlindjes sonë të madhe.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës,

Bashkëqytetare tonë të nderuar që jetoni dhe vepronin neper vende të ndryshme të botës,

Të duhet atdheu i ynë, e të punojmë për vendlindjen tonë Kosovën është obligim i yni.

Puna dhe angazhimi për atdheun tonë, për Kosovën tonë të çmuar, asnjëherë nuk është boll. Andaj, si njëri nga ju që rininë e kemi kaluar neper vendet të ndryshme të botës, kërkoj nga ana e juaj që sa me masivisht të i përgjigjemi thirrjes se institucioneve të Republikës së Kosovës për Regjistrim të popullsisë, duke ju përgjigjur pyetjeve në formularin e regjistrimit, të cilin do të mund ta gjeni edhe në faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës ( https://ediaspora.rks-gov.net ).

Vetëm të përkushtuar për të i shërbyer atdheut, dhe duke u regjistruar gjithsecili nga ne, do të i kthejmë një borgjë të vogël vendlindjes sonë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco