Ndalohet një person në Leposaviq, në veturë pati gjësende në vlerë prej 1 mijë euro

Ndalohet një person në Leposaviq, në veturë pati gjësende në vlerë prej 1 mijë euro

10:20, 21/04/2024

Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar në Joshanicë të Leposaviqit.

Në veturë ishin të ngarkuara gjësende me vlerë prej 1 mijë euro.

Shoferi është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT – Joshanice, Leposaviq 20.04.2024, 19:00. Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës i dyshuari mashkull serb i Serbisë i cili dyshohet se ka hyrë në Republikën e Kosovë nga Serbia nëpër rrugët ilegale dhe i njëjti në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme me vlerë rreth 1000(një mijë) euro. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco