E gjeti kuletën me më shumë se 300 euro në të, qytetari në Ferizaj e dorëzon në Polici   ​

E gjeti kuletën me më shumë se 300 euro në të, qytetari në Ferizaj e dorëzon në Polici ​

09:32, 21/04/2024

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje një qytetar atje ka gjetur një kuletë me para dhe e ka dorëzuar në polici.

“Me datën 20.04.2024 qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.”

Në kuletë kishte 321.95 euro të cilat i janë kthyer pronarit.

“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco