Prokuroria ia shmang dy vepra penale të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

Prokuroria ia shmang dy vepra penale të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

09:22, 20/04/2024

Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje V. A., i cili dyshohet se vrau ish-partneren e tij, 21-vjeçaren E. C. Por, ndaj të njëjtit nuk janë përfshirë dy vepra tjera penale, ani se e ka plagosur vëllain e viktimës e kërcënuar me armë zjarri zyrtaren e Qendrës për Punë Sociale

Dy vepra të mundshme penale i ka anashkaluar Prokuroria Themelore e Ferizajt kur e paraburgosi, V.A., që dyshohet se vrau ish-gruan.

Pos dyshimeve për vrasje të rëndë, Prokuroria kërkoi paraburgim për të edhe për armëmbajtje pa leje por anashkaloi plagosjen e kërcënimin me armë që Aliu i kishte kryer.
Pos vrasjes së ish-partneres, ai kishte plagosur edhe vëllain e saj të mitur dhe gjithashtu me armë e kishte kërcënuar punëtoren e Qendrës për Punë Sociale.

Prokuroria në Ferizaj nuk është përgjigjur për arsyet e mos përfshirjes edhe të dy veprave penale të mundshme, tentim vrasjes e kanosjes.

Lëshim të Prokurorisë po e quan këtë Arbër Jashari, avokat që thotë se kërkesat e paraburgimit bëhen në urgjencë, teksa pret nga Prokuroria ta përmirësojë këtë gjatë hetimeve.

“Kërkesa për paraburgim është urgjente dhe ketu mund ta ketë bërë një lëshim prokuroria, sepse duhej në afat të dorezohej, por pres që kjo të ndryshojë gjatë hetimeve në faza tjera, të shtohen veprat tjera për shkak se ka material qoftë për vrasje në tentativë apo lëndim të rëndë trupor, dhe kanosje”, ka deklaruar Jashari.

Por, Neri Ferizi aktiviste për të drejtat e grave, konsideron se nuk mund të ndodhin lëshime të tilla duke e vlerësuar si skandaloze situatën.

“Gjykata dhe prokuroria duhet ti marrin krejt parasyshe dhe pastaj ajo e rëndon lëndën dhe pastaj ajo duhet me marr një vendim në krejt rëndesat që i ka”, ka deklaruar Ferizi./RTV Dukagjini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco