Gërvalla: Me ministrin Sveçla u kemi raportuar ambasadorëve të Quint-it për ndalimin e kosovarëve nga Serbia

Gërvalla: Me ministrin Sveçla u kemi raportuar ambasadorëve të Quint-it për ndalimin e kosovarëve nga Serbia

20:01, 17/04/2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u kanë raportuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe drejtorit të Zyrës së BE-së në Kosovë për ndalimin që u është bërë një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare të Serbisë.

Ajo ka deklaruar se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur në vitin 2023 për lëvizjen e qytetarëve me pasaporta kosovare.

“I kemi informuar me aq detaje sa kishim në atë se çka po ndodh, kemi kërkuar një reagim të qartë dhe prerë ndaj Serbisë, jo vetëm për të parandaluar edhe demonstruar unitet mes faktorit demokratik ndaj qasjes që ka treguar Serbia. Sot jo vetëm që është shkelur marrëveshja e vitit 2023, po është shkelur edhe marrëveshja për mobilitetin”, ka thënë ministrja.

Gëvalla u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mundohen të shmangin kalimin nëpër Serbi.

“E përsëris thirrjen që e kemi bërë që të evitohet kalimi nëpër Serbisë në çdo rrethanë, nuk e dimë se sa mund të ashpërsohet kjo strategji e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se cilat mund të jenë pasojat”, ka thënë Gërvalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco