Gashi: Serbët janë arrogantë në komunikim, kjo kthehet në avantazh për ne

Gashi: Serbët janë arrogantë në komunikim, kjo kthehet në avantazh për ne

18:54, 16/04/2024

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se procesi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës deri tani ka shkuar jashtëzakonisht mirë, dhe se pret që hapi i fundit të jetë i suksesshëm.

“Jemi në finalizim të një procesi jashtëzakonisht kompleks, i cili pritet të jetë pozitiv. Pastaj hapi tjetër në Komitetin e Ministrave është më i thjeshtë në vendimmarrje, por se si do të reagojnë shtetet individuale pastaj i mbetet Qeverisë së Kosovës të jetë në komunikim të vazhdueshëm me secilin prej vendeve anëtare në mënyrë që të kuptojë se si do të votojnë”, deklaroi Gashi për emisionin Info Magazinë në Klan Kosova.

Tutje ai u shpreh se serbët janë arrogantë në komunikim dhe se janë të ashpër në deklarim përballë përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.

“Kjo kthehet në pengesë për ta dhe në avantazh për ne. Pra, avantazhi kryesor që ne e kemi pasur është qasja dhe artikulimi i mirë – qoftë kjo politikisht, qoftë në gjuhën angleze. Pastaj ishte harmonia që është ndërtuar brenda grupit dhe qasja jonë nuk ka qenë konfliktuale, por që ta zgjidhim problemin dhe të anëtarësohemi në KiE”, sqaroi deputeti Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco