E dhimbshme: Gruaja që u vra nga burri në Pejë kishte tre fëmijë me të

E dhimbshme: Gruaja që u vra nga burri në Pejë kishte tre fëmijë me të

09:40, 16/04/2024

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në mëngjesin e hershëm te së martës. Burri e ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Siç mëson Syri çifti kanë tre fëmijë nga kjo martesë.

Detaje shtesë  ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi i cili tha se i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar armë.

Ndërkohë, janë duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta tërhequr trupin e viktimës.

Për rastin ka folur edhe kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Ai konfirmoi se viktima është vrarë më armë zjarri dhe që i dyshuari është arrestuar.

“Unë isha në vend të ngjarjes aty është edhe prokurori kujdestar dhe zëvendësi edhe vetëm e kemi informatën se burri se ka vra gruan. Burri është arrestuar dhe revolja me të cilën është kryer vepra penale është sekuestruar. Për informata tjera do t’ju mbajë të informuar me kohë”, konfirmoi kryeprokurori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco