Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me pjesëmarrës nga 40 shtete të botës

Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me pjesëmarrës nga 40 shtete të botës

10:34, 15/04/2024

Tashmë ka nisur edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, që pritet të zgjasë për dy ditë rresht.

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe paqes.

Tema kyçe e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pritet të jetë dhuna seksuale gjatë luftës.

Kështu ka bërë të ditur vetë presidentja Vjosa Osmani gjatë një konference për media të dielën.

 

“Në Prishtinë do të mblidhen më shumë se 40 shtete anembanë botës, liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues te shoqërisë civile. Forumi është një platformë që i dedikohet fuqizimit të zërit të grave”, ka thënë presidentja të dielën në një konferencë për media.

Në këtë forum, do të ketë edhe një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Personalitete të tjera në këtë forum që do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve, si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco