Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin me rezervat

Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin me rezervat

10:28, 15/04/2024

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale.

Ajo do të merret në pyetje nga një prokuror special për skandalin e Rezervës Shtetërore.

Një video të cilën e ka publikuar sot gazeta Nacionale e shfaqin ministren ndërsa mbërrin në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Intervistimi i Hajdarit vjin pak ditë pasi në të njëjtin vend u intervistua për disa orë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Skandali i Rezervave Shtetërore rrodhi në publik disa muaj më parë me publikimin e disa audio-inicizimeve të zyrtarëve të MINT-it, të cilat dëshmonin për mungesën e disa mallrave të cilat ishin porositur përmes kontratave një-burimore për mbushjen e Rezervave Shtetërore.
I përfshirë në këtë aferë është edhe Rdivan Muharremi, një afarist i afërt me kryeministrin Albin Kurti. 
 

Syri Kosva do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco