Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, policia në kërkim të një personi

Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Gjakovë, policia në kërkim të një personi

09:56, 15/04/2024
Mbrëmjen e së dielës, të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një përleshje me armë mes dy grupeve në qytetin e Gjakovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:19, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit, në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një person si i përfshirë në incident, i cili ndodhet në kërkim policor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco