Limaj: Qeveria Kurti i ka kthyer në dukuri kontratat njëburimore, ato janë potencial i hajnisë

Limaj: Qeveria Kurti i ka kthyer në dukuri kontratat njëburimore, ato janë potencial i hajnisë

21:43, 28/03/2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me kontratat e shumta njëburimore.

Ai në “Debat Plus”, tha se kontratat njëburimore në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Ministrinë e Arsimit, të Kulturës e Financave janë të paligjshme.

Sipas Limajt “kontratat njëburimore janë potenciali më i madh i hajnisë dhe korrupsionit, nëse nuk ka arsyetim të qartë e fakte”.

“Në KEK janë komplet antiligjore, është Shkelje e ligjit, cka duhet ministria e Arsimit me pas kontratë njëburimore, pse MSH-ja. Kur ka raste emergjente për shkak të emergjencave, fatkeqësive si ishte pandemia. Kjo lejohet, por votohet për shmangje nga neni I prokurorimit, me pas një procedurë të shkurtër me kontratë njëburimore. Kjo është dukuri, me I mbyllë aferat. Mos me u ditë çfarë po bëhet”, tha ai.

Ai tha se 12 kontrata njëburimore nga Kuvendi i Kosovës janë të panevojshme dhe të kundërligjshme.

Kontratat njëburimore në Qeverinë aktuale janë shndërruar në dukuri sipas Limajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco