Hovenieri bën iftar me punëtorët e ambasadës

Hovenieri bën iftar me punëtorët e ambasadës

10:21, 28/03/2024

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka bërë iftar me punonjësit e ambasadës.

Ky është viti i dytë radhazi, që në muajin e Ramazanit, Hovenier iu bashkohet pjesëtarëve myslimanë të ambasadës, në darkën e iftarit.

Pjesë e iftarit të shtruar ishin edhe familjarët e punonjësve të ambasadës, shkruan Indeksonline.

“Për të dytin vit radhazi kam pasur nderin të marr pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës. 

Jam i kënaqur që kemi mundur të mirëpresim kaq shumë anëtarë të familjeve në Ambasadë për të kryer agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit” ka shkruar Hovenier, duke ndarë fotografi nga darka e mbrëmshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco