Osmani thotë që Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE

Osmani thotë që Asociacioni nuk është kusht për anëtarësim në KiE

17:19, 27/03/2024

Me kërkesën e Qeverisë drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, Kosova e përmbushi kushtin kryesor për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Mirëpo, në rrugën drejt anëtarësimit në KiE duket që shteti nuk e ka kusht asociacionin.

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani tha që Kosovës nuk i kërkohet themelimi i asociacionit në këtë fazë me ç’rast përmendi edhe letrën e raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakyoannis.

“Interpretimet që jep zonja Bakojanis dhe interpretimet që japin deputetë individual janë interpretime të tyre, mirëpo në qoftë se e shohim lerën e saj në veçanti paragrafi 11 i raportit e qartëson se kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve post anëtarësimit. Pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”, ka thënë Osmani.

Pavarësisht që nuk po kërkohet në këtë fazë, presidentja Osmani tha se Kosova ka dhënë përkushtim për themelimin e tij.

“Dhe mos të harrojmë që për themelimin e Asociacionit është dhënë përkushtimi i plotë në vitin 2013 nëpërmjet ratifikimit por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, në marrëveshjen bazike të shkurtit 2023. Pra ky nuk është përkushtim i marsit 2024, është përkushtim i 2013 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe ajo siç e dini të gjithë përfshinë themelimin e Asociacionit. Ajo çka është me rëndësi që ka qenë edhe kërkesë e imja në letrën që e kemi dërguar e kam përfshirë një pjesë ku kërkohet që çdo detyrim i Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Pra kjo është korniza jonë nuk dalim assesi jashtë saj”, ka thënë ajo.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në majin e vitit 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco