Policia jep detaje lidhur me rastin e vdekjes së Triumf Feratit

Policia jep detaje lidhur me rastin e vdekjes së Triumf Feratit

09:46, 25/03/2024

Gjatë ditës së djeshme Triumf Ferati humbi jetën. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Në raportin policor, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

“Lidhur me rastin pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me 11-fishekë dhe një gëzhojë. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Triumf Ferati është vëllau i kryetarit të Istogut. Ai u gjet i vdekur pranë varrit të babait të tij gjatë ditës së djeshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco