Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Forcat jugosllave 25 vjet më parë po kryenin spastrim etnik

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Forcat jugosllave 25 vjet më parë po kryenin spastrim etnik

21:58, 24/03/2024

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përkujtuar 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë, që rezultoi me çlirimin e Kosovës.

Delawie ka thënë se forcat jugosllave kryenin spastrime etnik dhe kanë bërë operacione terroriste.

“25 vjet më parë sot NATO filloi çlirimin e Kosovës nga forcat jugosllave që kryenin spastrim etnik dhe operacione terroriste që vranë mijëra dhe detyruan afro 1 milion shqiptarë të Kosovës të bëhen refugjatë në vendet fqinje në motin e dimrit. #NATO #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco