Shënohen katër raste të grave të zhdukura Kosovë

Shënohen katër raste të grave të zhdukura Kosovë

09:05, 19/03/2024

Janë shënuar katër raste të zhdukjes së grave, brenda 24 orëve në Kosovë.

Një nga rastet ka ndodhur në Gjilan, ku burri e ka raportuar gruan, nënën e tre fëmijëve të tij si të zhdukur në polici.

“Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thonë nga PK.

Ndërsa, gruaja tjetër e zhdukur raportohet të jetë nga Dragashi, e cila ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, raporton policia”, thuhet në raportin ditor.

Kurse, një rast edhe më i rëndë i zhdukjes është e raportuar nga Klina, ku një grua bashkë me dy vajzat e saj ka shkuar në Tiranë dhe më nuk është kthyer.

“Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar”, njofton PK.

E në Pejë, një grua shtetase e Serbisë ka raportuar se vajza e saj ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00. Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco