Kurti nuk merr pjesë në samitin e Ramës me Vuçiçin/ Zbulohet arsyeja

Kurti nuk merr pjesë në samitin e Ramës me Vuçiçin/ Zbulohet arsyeja

09:14, 29/02/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë virtualisht në samitin e sotëm në Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu.

Sot në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar. 

Në samit do të jetë i pranishëm edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Figurat kryesore nga rajoni në samit janë vetëm Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco