Xhaferri: SKANDAL, Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë, Vuçiç diktoi deklaratën e Samitit me ndihmën e Ramës!

Xhaferri: SKANDAL, Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë, Vuçiç diktoi deklaratën e Samitit me ndihmën e Ramës!

21:16, 28/02/2024

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas samiti për Ukrainën të mbajtur në Tiranë ditën e sotme.

Xhaferri është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk i ndal shërbimet e ulëta karshi Aleksandër Vuçiçit, teksa edhe Samitin për Ukrainën të mbajtur në Tiranë e vendosi totalisht në shërbim të tij, e këtë e paralajmërova një ditë më parë. 

Postimi:

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal shërbimet e ulëta karshi Aleksandër Vuçiçit, teksa edhe Samitin për Ukrainën të mbajtur në Tiranë e vendosi totalisht në shërbim të tij, e këtë e paralajmërova një ditë më parë. 

Në vend që Vuçiç të demaskohej si Putini i Ballkanit për faktin se po destabilizon rajonin dhe nuk po i vendos sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës, samiti u vu në shërbim të interesave të tij politike dhe Serbomadhisë, pasi ai diktoi edhe deklaratën përfundimtare të Samitit.

Vuçiç kishte kërkuar që në deklaratën e samitit të mos përmendeshin shtetet e pranishme në Samit, pasi  kjo do nënkuptonte edhe njohjen e  Kosovës,  kishte kërkuar  të hiqej fjala “ndikimi malinj i Rusisë” dhe çështja e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana e Serbisë.  Të gjitha këto kërkesa u zbatuan me  devotshmëri, teksa sot aty u fol më  pak se asnjëherë për Kosovën.

Ky shërbim i paskrupullt  ndaj Vuçiçit nuk mund të merrej përsipër nga askush tjetër përpos Kryeministrit Edi Rama, i cili ka refuzuar të njohë dhe masakrat e Jugosllavisë në Bosnje e Kosovë, nga regjimi i Millosheviçit, që asokohe kishte për Ministër Propagande, Aleksandër Vuçiçin, që zotohej se për çdo serb të vrarë do vriste 100 myslimanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco