Gjakova u paraqit si pjesë e Serbisë, Kadrijaj: Ministria e Jashtme vazhdon me skandale të njëpasnjëshme

Gjakova u paraqit si pjesë e Serbisë, Kadrijaj: Ministria e Jashtme vazhdon me skandale të njëpasnjëshme

16:51, 24/02/2024

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Donika Gërvalla, po përcillet me shumë skandale.

Kadrijaj ka folur për një rast ku Ambasada e Kosovës i rekomandon një shtetasi të Kosovës nxjerrjen dhe pranimin e dokumenteve të Serbisë.

“Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen dhe pranimin e dokumetave të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur”, ka thënë Kadrijaj.

Postimi i plotë:

Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit, punës dhe agazhimit të dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me në krye Ministren Donika Gërvalla!

Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen dhe pranimin e dokumetave të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur.

Kjo padyshim është skandal, dhe dështim i Ministrisë se Jashtme dhe misionit diplomatik të shtetit tonë me në krye Ambasadorin, Martin Berisha!

Është koha për reflektim sa nuk është bërë vonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco