Italia bën ligj Protokollin mbi emigracionin me Shqipërinë

Italia bën ligj Protokollin mbi emigracionin me Shqipërinë

15:00, 24/02/2024

Brenda datës 24 mars 2024, Italia duhet t'i derdh Shqipërisë fondin e garancisë prej 16.5 milionë euro.

Publikohet në Fletoren Zyrtare ligji 21 shkurt 2024, numër 14 mbi "Ratifikimin dhe ekzekutimin e Protokollit mes Qeverisë së Republikës italiane dhe këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit, firmosur më 6 nëntor 2023 si dhe rregullat e koordinimit sipas rregullores së brendshme".

Fletorja Zyrtare Italiane informon se prej datës 23 shkurt 2024, marrëveshja itali-Shqipëri ka hyrë në fuqi.

Sipas këtij ligji pala shqiptare krijon një llogari bankare speciale pranë thesarit të shtetit e quajtur "Fondi për rimbursimin e shpenzimeve të bëra për zbatimin e Protokollit Itali-Shqipëri", raporton për Syri gazetarja Alba Kepi.

Image

30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij Protokolli pala shqiptare përmes kanaleve diplomatike i komunikon palës italiane të dhënat e plota të identifikimit të llogarisë bankare si dhe mënyrat se si evidencohen hyrje daljet e shpenzimeve e llogarisë sipas kontabilitetit publik të Shqipërisë. Kjo llogari është ndarë në nën llogari që korenspondojnë në varësi të tarifave që përmbajnë shtojcat e marrëveshjes.

Brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji pala italiane derdh në llogarinë e posacme të thesarit të shtetit, shumën 16.5 milionë euro si paradhënie e një shume të madhe rimbursimesh që do të kryhet më pas për zbatimin e protokollit.

Pala Italiane rimburson 100% palën shqiptare për shpenzimet e kujdesit spitalor, rimburson 100% shpenzimet për blerjen e pajisjeve mjekësorë, barnave, vaksinave me kontrata blerje të vëna në dispozicion të palës italiane, rimburson 100% blerjen e mallrave për shërbimet e ndryshme të nevojshme për zbatimin e Protokollit, rimburson 100% koston për shërbimin e punonjësve të policisë, karburantin e përdorur nga mjetet e forcave të rendit dhe shërbime e tjera që lidhen me mënyrat e shoqërimit të emigrantëve, rimburson 100% blerjen e automjeteve të domosdoshme që duhen për zbatimin e akteve të këtij Protokolli, rimburson 100% shpenzimet për impenjimin e forcave të ushtrisë, rimburson 100% shpenzime ligjore bërë nga pala shqiptare, kosto të përdorimit të personelit shtetërorë e enteve publike shqiptare, rimbuson shpenzimet e dokumentuara për realizimin e rrjetit urban të nevojshëm për funksionimin e strukturave të emigrantëve etj etj.

Image

Prej datës 15 mars  e brenda 15 shtatorit të çdo viti të zbatimit të Protokollit, pala shqiptare përmes kanaleve diplomatike i komunikon palës italiane shumën e shpenzimeve të kryera gjatë gjashtë mujorit të fundit.

E brenda 45 ditëve nga ky komunikim pala italiane duhet të kryejë rimbursimin e këtyre shpenzimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco