Ali Gashi: Ka zyrtarë publik që për shkak të pagës ka lëshuar vendin e punës pas 20 vjetëve

Ali Gashi: Ka zyrtarë publik që për shkak të pagës ka lëshuar vendin e punës pas 20 vjetëve

14:37, 24/02/2024

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi tha se ka zyrtarë që ka punuar për 20 vjet në sektorin publik, por për shkak të pagës ka qenë i detyruar ta lëshoj vendin.

Kjo, ikje që po ndodhë sipas Gashit duhet të jetë shqetësuese për Qeverinë e Kosovës.

Por, thotë se siç duket kjo e fundit i ka mbyllur sytë qëllimisht.

“Kemi ikje të jashtëzakonshme dhe ky është shqetësim edhe për ne si shoqëri por edhe me theks të veçantë do të duhej të ishte shqetësim i madh edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, por unë kam krijuar një bindje që Qeveria i mbyll sytë qëllimisht dhe nuk bën ndonjë strategji që të gjej një zgjidhje që thjesht t’i ndalojë dhe qytetarët të mos ikin. Kjo unë konsideroj vjen si rezultat i kushteve të rënda dhe kushteve të këqija në punë, por me theks të veçantë janë pagat ato të cilat janë duke i detyruar këta zyrtarë . Ka zyrtar ndoshta që punon që 20 vite dhe ka qenë i detyruar që ta lëshoj vendin e punës për një perspektivë dhe të ardhme më të mirë”, është shprehur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco