Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, ambasadori Hovenier: Nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

Flamuri ukrainas në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, ambasadori Hovenier: Nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë

14:34, 24/02/2024

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur flamurin ukrainas në objektin e saj në Prishtinë. Është ambasadori Jeff Hovenier, që ka publikuar flamurin ku shkruan “Të bashkuar me Ukrainën”.

Në një postim të bërë në Twitter, Hovenier  ka shkruar se nuk mund dhe nuk do ta pranojnë agresionin e Rusisë.

“Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë agresionin e Rusisë: ai është një sfidë themelore dhe e papranueshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj. #Të BashkuarMeUkrainë”, ka shkruar Hovenier.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco