Kurti e liron nga detyra zëvendësministrin, Almir Veliji, e emëron Elldin Uglarin

Kurti e liron nga detyra zëvendësministrin, Almir Veliji, e emëron Elldin Uglarin

10:00, 22/02/2024

Është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji. Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit përmes një vendimi.

Në vendim thuhet se kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë shefit të Qeverisë.

“Almir Veliji lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sipas kërkesës së Velijajt të datës 20.02.2024 për lirim nga detyra e Zëvendësministrit”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se Veliji është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Kurti, ka emëruar në vend të tij Elldin Uglari, zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco