Policia në Vushtrri në dy raste të ndara konfiskojnë dy armë zjarri

Policia në Vushtrri në dy raste të ndara konfiskojnë dy armë zjarri

08:39, 22/02/2024

Policia në Vushtrri në 24 orët e fundit në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë zjarri.

Sipas policisë, në rastin e parë, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë, njësitet policore kanë identifikuar lokacionin ku fillimisht janë gjetur 9gëzhoja, me ç’rast nga peroni i dyshuar është konfiskuar nje armë e llojit pistoletë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurori të dyshuarit për përdorim te armës i është caktuar masa e ndakimit policor.

Ndërsa në rastin tjetër, njësia policore ne Vushtrri, gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me 13 fishekë.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “ Përdorim i armës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco