Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës

Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës

11:41, 21/02/2024

Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.

I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”.

Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.

Seanca po vazhdon me elaborimin e provave materiale nga prokurori Mustafa, të cilat prova janë propozuar në aktakuzë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco