Plagosja në Vushtrri, gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje për një pronë – arrestohen dy të dyshuar

Plagosja në Vushtrri, gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje për një pronë – arrestohen dy të dyshuar

10:46, 21/02/2024

Lidhur me plagosjen në Vushtrri mbrëmë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ajo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje me një pronë.

Nga përdorimi i armës u plagos një person i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar më pas, një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:
VRASJE NË TENTATIVË
Vushtrri 20.02.2024 – 11:30. Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco