Kurti takon sot kryetarët e komunave

Kurti takon sot kryetarët e komunave

09:35, 21/02/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.

Takimi do të mbahet në orën 09:00 , në Prishtinë bëhet e ditur në komunikatën për media.

Nga disa kryetarë komunash ka pasur shqetësime për mungesë komunikimi dhe bashkëpunimi me nivelin qendror  të cilët kanë ngritur këtë çështje disa herë.

Qeveria e Kosovës ishte akuzuar se ka ndarë më shumë se gjysmën e buxhetit për investime të reja kapitale për vitin 2024 për katër komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke lënë anash kështu komunat e tjera.

Sipas një analize të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Instituti GAP, Qeveria e Kosovës ka favorizuar komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, sa i përket investimeve kapitale nga niveli qendror në komuna në vitin 2024.

Sipas kësaj analize, Gjilani, Shtimja, Kamenica e Podujeva, janë vendosur  krye të listës sa i përket vlerës së investimeve të reja kapitale.

Edhe në rraportin e Progresit për Kosovën, që është prezantuar në nëntor të vitit të kaluar  është përmendur komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me nivelin lokal.

Në këtë raport  pati kritika për mungesë bashkëpunimi midis nivelit qendror dhe atij lokal.

“Komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe komunave kanë nevojë për përmirësim. Për sa i përket praktikave të auditimit, është arritur progres drejt mbikëqyrjes më efektive dhe qeverisjes transparente. Komunat nuk shfrytëzojnë mjaftueshëm mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit ndërkomunal”, u tha në raportin e Progresit për Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco