Javën tjetër shpallet vendimi i Apelit për rastin e Sali Mustafës

Javën tjetër shpallet vendimi i Apelit për rastin e Sali Mustafës

11:05, 06/12/2023

Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen kundër Sali Mustafës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Aktgjykimi do të shqiptohet më 14 dhjetor 2023, në orën 09:30, bëhet e ditur në një njoftim të lëshuar nga ZPS.

Seanca do të jetë publike. Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.  Mustafa u liria nga akuza për trajtim  mizor.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Sali Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco