Koci: Kushdo që e përmend Kanunin, duhet të procedohet penalisht

Koci: Kushdo që e përmend Kanunin, duhet të procedohet penalisht

11:03, 06/12/2023

Avokati Arianit Koci ka thënë se kushdo që e përmend Kanunin menjëherë duhet proceduar publikisht.

Koci ka thënë se përmendja e Kanunit për të zgjidhur rastet, është kërcënim publik dhe duhet të merret prokuroria.

“Shoqëria është aq e dhunshme. I ka detyruar dy prindër me thënë, se me pas ditë çfarë kanë bërë do t’i kishin vrarë djemtë e tyre. Çështja e Kanunit në këtë rast po e lëmë anash, pasi familja Ademaj ka deklaruar se nuk ka përmendur Kanun. Por, a e dini sa herë është përmendur në raste të tilla Kanuni publikisht. Kushdo që e përmend Kanunin bën kërcënim publik dhe ai duhet të procedohet menjëherë penalisht. Nuk ka këtu Kanuni çka me u përmend, në media vazhdimisht kanë kërcënuar me Kanunin. Hor u bonëm”, ka thënë Koci në KTV.

“Jemi ambientu, dikush e përmend Kanunin, askush nuk reagon. Duhet menjëherë prokuroria me reagu”, është shprehur Avokati Koci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco