Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikal

Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikal

22:00, 30/11/2023

Besnik Berisha, avokat ka folur në T7, për grabitjen që ndodhi në Suharekë.

Ai ka thënë se disa nga grabitësit kanë pasuri rreth 2 milionë euro.

Po ashtu, ai ka thënë se disa prej tyre janë fetarë radikal, duke hedhur dyshime që gjuajtjen e kanë trajnuar më parë.

”Të arrestuarit, pra grabitësit e Suharëkës, disa prej tyre kanë pasuri rreth 2 milionë e sipër, pasuri familjare bëhet fjalë për 2 milionë. Është e vërtetë që njëri nga grabitësit që ka rënë në prangat e policisë ka qenë i liruar para dy jave nga burgu”.

“Çfarë është shqetësuese këtu, është fakti që këta njihen si radikal në fe, njihen si njerëz që kanë praktiku dhe ato gjuajtje me kallash sikur film hollywoodi, që i bie që janë trajnuar në vende të ndryshme e që nuk përjashtohet edhe në organizata terroriste. Ajo që dihet është që janë pesë-vakli. Ata që i falin pesë vakte nuk dalin me vra policin që paguhet 500 euro”, ka thënë ndër tjerash Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco